E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

5 viktima të reja në Itali, numri i të infektuarve shkon 1500

Beteja me koronavirusin në Italinë fqinje vijon të ndërlikohet pasi autoritetet kanë raportuar 34 viktima dhe më shumë se 1 mijë e 500 të infektuar. Në një konferencë për shtyp, kreu i emergjencës civile, Anxhelo Borreli bëri të ditur se janë shtuar rastet e personave të shëruar.

 

ANGELO BORRELI

 

KREU I EMERGJENCES CIVILE ITALIANE

 

“Numri i personave që kanë humbur jetën është shtuar, rastet i përkasin moshave mbi 80 vjec që vuanin edhe nga sëmundje të tjera kronike. Ky është një tregues i rëndësishëm për ne. Fatmirësisht numri i personave që kanë arritur të shërohen i ka kaluar 80. Deri më 8 mars , shkollat do të qëndrojnë të mbyllura në të ashtuquajturat zona të kuqe ndërsa vijojnë masat e sigurisë në rang vendi.”

 

Edhe në Greqi është rritur numri it ë infektuarve, duke shkuar në 7. Ndërkohë është regjistruar viktima e parë edhe në SHBA, Australi dhe Tajlandë. Një grua 50 vjecare në shtetin e Uashingtonit ka humbur jetën pasi ishte infektuar me koronavirus, ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera të rënda. Sipas autoriteteve, ky është rasti i katërt që nuk lidhet me udhëtimet jashtë vendit duke shtuar kështu paqartësitë mbi natyrën e virusit.

Por krahas lajmeve të këqija, ka të dhëna se ngadalësimi ekonomik në Kinë ka ulur nivelet e ndotjes në vend.

Agjensia Hapësinore Amerikane, NASA dhe Agjensia Europiane e Hapësirës njoftuan se kanë vënë re rënie të konsiderueshme të dioksidit të azotit mbi Kinë, duke e theksuar këtë si “dëshmi se ndryshimi ka ndodhur të paktën pjesërisht prej ngadalësimit ekonomik pas shpërthimit të koronavirusit.

Vazhdo të lexosh