5 viktima dhe 833 raste të reja sot me COVID

5 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë zbuluar 833 raste të reja me koronavirus, nga 3511 testime të kryera. Nuk e kanë fituar dot betejën me COVID 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26-70 vjeç.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 349 raste në Tiranë, 42 në Elbasan, 34 në Durrës, 30 në Shkodër, 26 në Kavajë, nga 25 raste në Kurbin, Vlorë, 23 në Krujë, nga 20 raste në Lushnje, Berat, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Kamëz, Kuçovë, 14 në Korçë, nga 12 raste në Fier, Kukës, Gramsh, 9 në Ura Vajgurore, nga 8 raste në Mirditë, Sarandë, nga 7 raste në Mallakastër, Mat, Tepelenë, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Patos, nga 5 raste në Tropojë, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, nga 4 raste në Has, Rrogozhinë, Gjirokastër, Belsh, Dibër, Peqin, Memaliaj, Shijak, Vorë, nga 3 raste në Pogradec, Divjakë, Selenicë, Cerrik, Poliçan, nga 2 raste në Pukë, Librazhd, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, nga 1 rast në Prrenjas, Himarë, Skrapar.”
Ndërkohë, janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve që nga fillimi i epidemisë në 43,890.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15841
Fier 1981
Durrës 1505
Shkodër 1344
Elbasan 1149
Vlorë 1045
Lezhë 1000
Korçë 914
Berat 834
Gjirokastër 541
Dibër 501
Kukës 414




