E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

5 viktima dhe 207 të infektuar sot në Shqipëri

Situata e pandemisë në Shqipëri vijon të jetë e njëjtë, me një rënie të lehtë të rasteve të reja, krahasuar me një ditë më parë.

 

Pas testimit të 2.698 qytetarëve, u konfirmuan pozitivë 207 prej tyre. Ndërsa pesë pacientë të moshave 59-87 vjeç humbën jetën, pavarësisht ndihmës mjekësore.

 

Në 24 orët e fundit u shëruan 538 qytetarë. Momentalisht, në spitalet COVID ka të shtruar 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë