Subscribe

Këtë të premte në Shqipëri u regjistruan pesë viktima. Ministria e Shëndetësisë sqaroi se kanë humbur jetën një 74-vjeçare nga Korça, një 78-vjeçar nga Kukësi, një 89-vjeçare nga Vlora dhe dy qytetarë nga Tirana: një 50-vjeçar dhe një 86-vjeçar.

 

Gjatë orëve të fundit, janë testuar 833 qytetarë dhe janë konfirmuar 125 të infektuar. 43 qytetarë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi.

 

Në dy spitalet COVID, po marrim trajtim mjekësor 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në terapi intensive, kurse pesë janë të intubuar. Që nga nisja e pandemisë në vendin tonë, janë regjistruar 12.073 të infektuar, 353 të vdekur dhe 6.831 të shëruar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *