Burg pa afat është masa e arrestit e cila i është komunikuar 22-vjeçares Rexhina Celhaga, e cila shkaktoi aksidentin me 5 viktima të enjten e kaluar në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë në vendin e quajtur Qafë-Muzinë.

 

Nga aksidenti mbetën edhe katër persona të plagosur, përfshirë këtu dhe vetë Celhagën, e cila ishte duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” në momentin e përplasjes fatale me furgonin e linjës Tiranë-Sarandë.

 

Celhaga është transportuar në ambientet e institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale në Tiranë pranë burgut të grave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *