Subscribe

5 shkolla të reja do të ndërtohen në zonën midis Astirit, Kasharit dhe Yzberishtit. Erion Veliaj, që garon për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, shpjegoi sesi do të zhvillohet projekti dhe si do të jenë të ndara shkollat për secilën zonë.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Për të gjithë qytetarët që kanë pyetur veten, ‘çfarë është ky terren ne mes te Astirit, që është ruajtur i pa ndërtuar’ sot kemi një përgjigje: do të jetë terreni i shkollës së re. Në fakt, do të kemi dy shkolla të reja: një shkollë e bashkuar, por me hyrje të veçanta, 9-vjeçarja me gjimnazin. Kush ka parë shkollën “Kristo Frashëri” dhe “Vaçe Zela” apo “Kennedy” dhe “Nënë Tereza”, e di ekzaktësisht se për çfarë po flas, për një kampus që është rreth 10 mijë metra katrorë. Është lajm i jashtëzakonshëm.”

 

Sipas tij, ndërtimi i shkollave nuk është premtim elektoral, por u shty deri tani për shkak të çmimeve të shtrenjta të materialeve të ndërtimit. Gara për ndërtimet, shtoi Veliaj, do të zhvillohen pas zgjedhjeve.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Ne patëm disa vështirësi vjet, që unë i kam pranuar edhe publikisht: rritja e çmimit të çelikut dhe të shumë prej produkteve e të artikujve, me të cilat ndërtohen shkollat, shkuan në një nivel stratosferik. Kjo do të thotë se kemi pritur për ta rilançuar garën për të ndërtuar shkolla të reja në Yzberisht, në gjithë zonën e Astirit dhe të Kasharit përsëri këtë vit.”

 

Duke sulmuar kundërshtarët politikë, Erion Veliaj akuzoi demokratët se kanë penguar punët publike, veçanërisht ndërtimin e Unazës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *