Kalciumi është një mineral esencial, i cili është i njohur për rolin e tij të rëndësishëm në shëndetin e kockave. Trupat tanë gjithashtu kanë nevojë për stabilizimin e presionit të gjakut dhe balancimin e  hormoneve. Kur ju nuk merrni mjaft kalcium, ju mund të vuani nga mungesa e kalciumit që mund të identifikohet me simptoma të caktuara, të cilat janë: Lëkura e thatë: është mjaft e dukshme pasi në stinë të ndryshme ajo qëndron njësoj. Përdorimet e kremrave të ndryshëm nuk do t’ju bëjnë efekt pasi rrënja e problemit qëndron diku tjetër. Lodhja: Nqs e shihni që keni lodhje të vazhdueshme hiqni dorë nga pijet energjike dhe mundohuni të rregulloni dietën tuaj. Depresioni: Kalciumi gjithashtu është një përbërës i rëndësishëm në ndryshimin e  emocioneve. Ndaj dhe ndonjëherë nqs ndiheni të depresionuar pa një arsye të vërtetë ky mund të jetë shkaku. Thonjtë: mungesa e kalciumit shkakton dobësim në thonjtë e duarve. Nqs vini re që ato janë të butë dhe thyhen shumë lehtë atëhere kanë nëvoj për kalcium./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *