Kronikë
5 qytetarë humbën jetën sot nga COVID

Pesë qytetarë kanë humbur betejën me COVID gjatë 24 orëve të fundit në vend. Pacientët që ndërruan jetë ishin nga Tirana dhe Durrësi, 64 deri 87 vjeç.
Ndërkohë, nga 3,656 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me virus 793 qytetarë.
Reklamë
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




