E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

5 muaj hetime/ Arrestohen shpërndarësit e kokainës

Policia e Elbasanit ka goditur një grup kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

 

Aksioni u zhvillua mbrëmjen e të martës, raporton Vizion Plus, ndërsa u arrestuan Gëzim Mama 34-vjeç, Hekuran Halili 44-vjeç dhe Simon Stefa 54-vjeç.

 

Reklamë

Operacioni u ndërmor pas pesë muaj hetime nga ana e prokurorisë së Elbasanit. Tre të ndaluarit, sipas policisë, merreshin me shpërndarjen e kokainës.

 

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 54-vjeçarit Simon Stefa, uniformat blu sekuestruan dy armë zjarri tip pistoletë, një sasi fishekësh si dhe lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza.

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë