Subscribe

Shkollat e larta shpallin listën e 5 mije kandidateve fitues ne universitetin e Tiranës. Drejtues te fakulteteve shprehen te kënaqur per nivelin e kandidateve per student, ku ne degët e ekonomisë dhe drejtësisë mesatarja  me e ulet është 9.6, ndërsa ne shkencat sociale dhe gjuhet e huaja mbi 7.

 

E veçanta e këtij viti është se ne fakultetin e drejtësisë mbizotërojnë femrat.

 

Ne 30 gusht universitet nisin regjistrimet për pranimet e reja. Dekanët u bëjnë apel kandidateve te ndjekin me  kujdes lëvizjet e listes gjate fazave 48 oreshe.

 

Regjistrimet per raundin e pare te pranimeve ne universitete do te vijojnë deri ne 12 shtator. Nje dite me pas, ne 13 është përcaktuar çregjistrimi per kandidatet qe synojnë dege me te mira se ajo qe kane fituar. Ndërsa ne 15 shator nis aplikimi per raundin e dyte te pranimeve

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *