Policia italiane ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, për shkak se kërcënonte dhe shantazhonte një grua me të cilën kishte lidhje jashtëmartesore.

 

Mësohet se ai i kërkonte gruas rreth 5 mijë euro, ose në të kundërt do t’i dërgonte familjes së saj një video intime që e kishte xhiruar gjatë marrëdhënies seksuale mes tyre.

 

Gruaja, e cila është gjithashtu shqiptare, është 10 vjet më e madhe se ai. Ajo e kishte takuar rastësisht dhe kishte filluar të dilte me të.

 

Gjithçka dukej se shkonte deri në çastin kur 40-vjeçari nisi ta kërcënonte duke i thënë: “Më jep 5 mijë euro ose i publikoj në rrjetet sociale dhe ia dërgoj familjes tënde”.

 

E gjendur në këto kushte, gruaja kërkoi ndihmë nga policia, e cila i vuri një përgjues 50-vjeçares në momentin që do të takohej me shqiptarin për t’i dhënë paratë. Më synimin për të marrë paratë, ai ra në prangat e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *