Sandalet janë një nga elementet më të dashura të gardërobës dimërore. Dëshmitare të një epoke dhe gjeneratave të tëra, vazhdojnë të jenë një ‘evergreen’ që nuk njeh sezone. Jo vetëm që i japin një dozë spontaniteti gardërobës, por edhe për prakticitetin e padiskutueshëm, ato janë aleate ideale të stilit për të përballuar edhe ditët më kapriçoze të motit.

Ato arrijnë të zhdramatizojnë çdo lloj look-u që nga ai i përditshëm, tek kombinimet më të sofistikuara. Jeni kurioze si t’i kombinoni kambalet këtë dimër? Revista e modës Graza.it sugjeron 5 të tilla:

 

1. Fund lëkure me rrudha + këmishë pambukur oversize + kambale me platformë

 

2. Xhinse cropped + bluzë leshi me jakë të madhe + çizme combat

 

3. Pantallona stofi me print check + golf kashmiri + kambale combat me lidhëse dhe zinxhir anësor

 

4. Fustan midi me lule + çantë clutch + kambale biker lëkure dhe kamoshi me lidhëse dhe tokëz

 

5. Tuta pambuku + çantë gjysmëhënë + kambale llastiku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *