Pesë qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend. Pacientët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin kryesisht nga Tirana, të moshave nga 39-85 vjeç.

 

Ndërkohë, nga 2659 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 568 qytetarë.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

 

Në orët e fundit janë shëruar 398 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,111 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *