E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ngjarja tronditëse në Pogradec/ Identifikohet vajza tjetër me të cilën Blerim Bizgjoni abuzonte

Policia ka identifikuar vajzën tjeter që mendohet se ka pasur marrëdhënie me Blerim Bizgjonin, para se e mitura të shkonte në banesë.

Burimet thanë se ka qenë bashkëshortja e 46-vjeçarit ajo që iu ka kërkuar prindërve ta merrnin vajzën e tyre, pasi po i shkatërron familjen.

Ndërkohë për vajzën e abuzuar që ditën e djeshme janë treguar të gatshme 4 organizata për ta marre në mbrojtje. Sakaq, pas sigurimit të provës nga gjykata, vajza do të largohet në një vend tjetër me te sigurt për të shmangur çdo lloj kërcënimi apo presioni që mund t’i behet asaj.

Burime bënë me dije se ka qenë edhe dëshira e bashkëshortes së Blerim Bizgjonit që vajza të qëndronte me ta, pasi ajo ka deklaruar se ka dashur të ketë 3 vajza dhe se të miturën e ka konsideruar njësoj si vajzat e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë