E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

49-vjeçari i dehur në timon merr para makinat e parkuara/ Plagos edhe policin e një grua që ishin në këmbë

Një 49-vjeçar me iniciale Ç.K, i cili ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, është përplasur me disa mjete të tjera.

 

Reklamë

Policia njofton se si pasojë e këtyre përplasjeve, janë plagosyr një punonjës policie, 48-vjeçari me iniciale A.G dhe shtetasja A. Ll., 48 vjeçe, të cilët ndodheshin në këmbë në afërsi të automjeteve.

 

Reklamë

Pas kryerjes së testit të alkolit, rezultoi se shoferi, drejtonte automjetin në gjendje të dehur, prova e parë 0.89 mg/l, dhe prova e dytë 0.87 mg/l.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 12.09.2023, në rrugë dytësore, në Kashar, shtetasi Ç. K., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet të parkuar. Më pas drejtuesi i mjetit ka vazhduar lëvizjen, dhe është përplasur me dy automjete të tjera të parkuara.

 

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasit A. G., 48 vjeç, (punonjës Policie), dhe shtetasja A. Ll., 48 vjeçe, të cilët ndodheshin në këmbë në afërsi të automjeteve.

 

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Ç. K., pas shkaktimit të aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.

 

Pas kryerjes së testit të alkolit, rezultoi se shtetasi Ç. K., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, prova e parë 0.89 mg/l, dhe prova e dytë 0.87 mg/l.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë