E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

49 viktima dhe mbi 1 mijë të infektuar në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut regjistron tri viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total në 49 numrin e vdekjeve.

Në spitalin Infektiv të Shkupit kanë ndërruar jetë dy të moshuar. Bëhet fjalë për një pacient nga Kumanova, 85 vjeç dhe një nga Krusheva, 77-vjeç.  Ndërkohë, një pacient nga Labunishta e Strugës ka ndërruar jetë në një Klinikë private në Shkup. Nga ana tjetër, janë shëruar gjithsej 18 pacientë.

Nga 437 testimet e kryera, shënohen 36 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit dhe 1117 të prekur në total.

Vazhdo të lexosh

Reklamë