E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

48-vjeçari nga Saranda vjedh me dhunë 60 mijë lekë në një dyqan dhe tenton të përdhunojë shitësen, shpallet në kërkim

Një 48-vjeçar nga Saranda është shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme ka vjedhur një shumë lekësh në një dyqan.

Sipas policisë, 48-vjeçari ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me shitësen 26-vjeçare.

Reklamë

“Shtetasi J. K., 48 vjeç, ditën e djeshme, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike”, njoftoi policia.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë