Subscribe

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një bashkëbisedim me qytetarët dhe gazetarët, 48 orë përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

 

Rama shprehet se ky samit është një ngjarje e historike dhe e rëndësishme në marrëdhënien ndërkombëtare të vendit.

 

Gjatë lidhjes live përmes Facebook-ut, Rama shprehet se mbajtja e Samitit në Tiranë është një rrugëtim i përbashkët në një botë që na vendos përballë sfidave të përbashkëta, qasje tërësisht e re ndaj Ballkanit Perëndimor.

 

Jemi 48 orë nga një ngjarje e jashtëzakonshme, historike, më e rëndësishmja në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit. Të gjithë liderat e BE zbresin në Tiranë, për herë të parë në një vend jo të Bashkimit Evropian, në nja samit të BE-së së bashku me Ballkanin Perëndimor. Vendim strategjik zgjedhja që Samiti do të bëhet në Tiranë.

 

Një rrugëtim i përbashkët në një botë që na vendos përballë sfidave të përbashkëta. Qasje tërësisht e re ndaj B.P.

 

Kemi luajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë dhe për tu konsideruar ndryshe. Kthesë strategjike e nxitur nga pandemia si fillim, pastaj edhe nga agresioni rus në Ukrainë në vijim. Është një investim strategjik për Shqipërinë. Nuk është një stacion i  zgjedhur rastësisht, është i mire menduar”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *