E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Manastirliu: Po përmbyllet dezinfektimi zonave të nxehta, sezon turistik i sigurt

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu informon këtë të diel se po përmbyllet trajtimi i katërt i dezinfektimit në zonat e nxehta që janë përcaktuar nga ekspertët e shëndet publik, si në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja shkruan se ky proces ka një rëndësi të veçantë në këtë situatë pandemie për shëndetin e qytetarëve.

“Po përmbyllet trajtimi i katërt i dezinsektimit në zonat e nxehta, të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik, që nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë, për një sezon turistik të #sigurt Në këtë situatë epidemie, ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike. ZgjidhShqipërinë☀ #SezonTuristikISigurt #ShëndetësiaNëGatishmëri.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë