Subscribe

Vendimi për kthimin e pjesshëm në auditorë në qershor nuk është mirëpritur nga studentët në prag diplomimi.

Ato kundërshtojnë rifillimin e mësimit në fakultete me argumentin se rreziku nga koronavirusi mbetet i lartë për shkak të grumbullimeve masive.

Sipas studenteve një vendim i tillë është edhe i vonuar sepse penalizon studentët që janë larguar në rrethe pasi kanë lënë punët dhe shtëpitë me qira.

Edhe pedagogët e konsiderojnë tërësisht te gabuar vendimin për rikthimin ne audoitore. Mark Marku thotë se ekziston një rrezik real për përhapjen e virusit.

Pedagogu i ekonomisë, Rezart Prifti sugjeron shtyrjen e vitit akademik.

REZART PRIFTI

PEDAGOG, FAKULTETI EKONOMIK

Ka një mungesë koherence, vizioni, plani, dhe përfshihet në aureolën hajt ta bëjmë sa për ta bërë për të kaluar radhën. Ishte as e pastudiuar se ministrja u thotë studenteve nga rrethet të vijnë, kur nuk janë hapur lejet, si do vijnë ato nga rrethet.Kjo tregon se sa paorganizim që janë. Kaq pak nuk e njohin sistemin që u thonë atyre që do diplomohen të vijnë. Ata s’kanë nevojë se kanë për të bërë diplomën dhe praktikën. Ata që kanë për të bëre provime kanë nevojë të vijnë në shkollë.Sugjerimi: viti akademik duhej shtyrë jo mbyllur. Mirëpo këto nuk kanë këllqe ta marrin këtë vendim, sepse kanë hall se mos mbeten studentët e pakënaqur. Bën vaki dhe revoltohen dhe i frikësohen reagimeve të studentëve.Sugjeroj që të shtyhet viti.

Pedagogët thonë se edhe mësimi online është i cunguar. Kjo pasi mungon infrastruktura pasi jo të gjithë studentët kanë akses në internet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *