Subscribe

Edhe 21 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit. Kjo do të thotë se numri total i të infektuar ka shkuar në 467.

Sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjatë orëve të fundit janë testuar gjithsej 193 persona. Të dielën ishin 13 raste të reja.

“Në 24 orëshin që lamë pas ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë. Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste.

Por teksa shtohet numri i pacientëve që janë shëruar, shtohet edhe i atyre që futen në terapi intensive.

15 pacientë të tjerë kanë fituar betejën me sëmundjen, ndërsa nevojë për kujdes intensiv kanë edhe 2 persona të tjerë, duke e çuar kështu totalin në 14, nga 12 që ishte të dielën.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë.”

Nisur nga shtimi i rasteve, Albana Fico apeloi edhe një herë qytetarët që të respektojnë me rigorozitet masat dhe të ndalojnë vizitat tek familjarët. Kjo me qëllim që të ndërpritet zinxhiri i transmetimit të COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *