E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

45 vjet QKF Mat, ekspozitë dhe koncert

45 vite më parë në Mat do të hapej për herë të parë Qendra e Pionerit e cila sot njihet si Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat. pikërisht për këtë vit jubilar u zhvilluan një sërë aktivitetesh të cilat nisën në qendër e më pas u zhvendosën në Pallatin e Kulturës Burrel.

 

Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat, hapi dyert e saj për të gjithë qytetarët që në orën 11 të kësaj të Hëne në ekspozitën e fotografive të aktiviteteve pjesmarrëse në këto katër dekada e gjysmë. Pas shumë vitesh tashmë e gjithë godina e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, është kthyer në shërbim të qendrës duke zgjeruar hapsirat për zhvillimin e kurseve të ndryshme.

 

Reklamë

Ekspozita e kësaj të Hëne u vizitua nga dhjetra nxënës të shkollave të qytetit të Burrelit, drejtues të institucioneve vendore në Mat, Nënprefekti i Matit Hasan Pasha, Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Dibër, Halit Palamani, nënkryetari i Bashkisë Mat, Myslym Zeneli etj.

 

Më pas, aktiviteti u zhvendos në Pallatin e Kulturës. Në kuadër të 45 vjetorit të themelimit të saj, Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat kishte organizuar një koncert me numra të ndryshëm artistik, të interpretuar nga fëmijët që frekuentojnë këtë qendrë.

 

Në fund të aktivitetit Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat, vlerësoi me çertifikata mirënjohjeje një sërë artistësh, mësuesish e drejtuesish të saj në 4 dekada e gjysmë ekzistencë.   Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, Anduena Sefgjini tha se aktivitetet në nder të 45 vjetorit të krijimit të qendrës do të vijojnë deri në fund të vitit 2019.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë