Një ngjarje e rëndë është raportuar nga autoritetet greke.

Një 32-vjeçar me aftësi të kufizuara është dhunuar dhe sulmuar nga partneri 45-vjeçar i nënës së tij.

45-vjeçari e ka sulmuar të riun me hekur të ndezur.

Sipas informacioneve të protothema.gr, ngjarja ka ndodhur  më 29 janar rreth orës 21:00, kur policia është informuar për një incident në një shtëpi në zonën e Murtias.

Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se 45-vjeçari ka sulmuar djalin 32-vjeçar të bashkëshortes, i cili ka probleme me lëvizjen në gjymtyrët e poshtme.

45-vjeçari dyshohet se e ka goditur me grusht në fytyrë të riun dhe më pas, me një hekur të nxehtë, dyshohet se e ka goditur në krah dhe qafë, duke i shkaktuar dëmtim fizik edhe në syrin e majtë. Pas ngjarjes së rëndë ai është larguar nga shtëpia.

Autori u gjet dhe u arrestua një ditë më pas, sipas njoftimit të policisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *