Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në qendër të Athinës këtë të premte pasi iu gjetë në banesë një sasi e madhe lënde narkotike dhe municione luftarake.

45 kilogramë kokainë e pastër, 1 kallashnikov, 1 pistoletë dhe 146 fishekë u gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të apartamentit ku jetonte 45 vjeçari.

Policia ishte vënë në ndjekje të shqiptarit pasi kishte marrë informacione në rrugë operative.

Dyshohet se burri është pjesë e një organizate, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të tjerë./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *