E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

44 vjecari rreh keq shitësen e dyqanit në Elbasan

Një 44 vjecar është arrestuar nga forcat e rendit pasi ka goditur me sende të forta një vajze të re.

Ngjarja  ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Policia bëri të ditur se fillimisht mori një njoftim për një sherr në një dyqan ushqimor.

Uniformat blu shkuan në lagjen “5 Maji” duke parandaluar agravimin e konfliktit dhe arrestuan në flagrancë 44 vjecarin me iniciale A.C.

Reklamë

Ai ishte konfliktuar për motive të dobëta me shitësen dhe me pas e ka goditur atë me mjete të forta.

Vajza 21 vjece  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori akuzohet për veprën penale,  “Plagosje e rëndë me dashje”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë