E enjte, 5 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Italianët do “hetojnë” dëmet nga tërmeti në Durrës

Një ekip i posaçëm italian prej 6 ekspertesh  ka mbërritur në vendin tonë për t’u ardhur në ndihmë prokurorëve që po hetojnë dosjet për banesat e dëmtuara nga termeti.

Grupi italian përbëhet prej dy prokurorësh, një inxhinier, një arkitekt dhe dy oficerë të policisë gjyqësore.

Ata zhvilluan sot një takim në prokurorinë e Durrësit ku u njohën me ecurinë e hetimeve mbi tërmetin, ndërsa pritet që nesër të takohen dhe me prokurorët e Krujës.

Grupi italian pritet që t’i jape një tjetër dimension ecurisë së hetimeve, pasi ka një eksperiencë të perfituar qe nga termeti qe goditi rajonin e Akuilas ne Itali vite me pare.

Nje dite me pare, ekspertet italiane u pritën edhe nga prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela.

Vazhdo të lexosh

Reklamë