Bota
435 viktima sot nga koronavirusi në Spanjë

435 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë. Në total, numri i vdekjeve ka shkuar në 21,717.
Pas SHBA-ve dhe Italisë, Spanjë është vendi i tretë në botë që vuan nga numri i lartë i viktimave.
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se rastet e konfirmuara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 208,000.
Ndërkohë, regjistrohen në total 85,915 pacientë të shëruar dhe 7,705 që ndodhen në gjendje kritike.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



