Subscribe

431 persona janë shëruar plotësisht në Shqipëri pasi u preken nga Covid 19. Vetëm gjatëve orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtarja e Instituti i Shëndetit Publik, Albana Fico.

Teksa dha informacionin e përditshëm mbi përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, Fico pohoi se totali i të infektuarve nga muaji mars e deri më tani në vendin tonë është 750, raste këto të evidentuara nga 7758 analiza të kryeja në total.

Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 46.8 vjeç.

Aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.

Sipas, ISHP, pavarësisht luhatjeve në numra ditorë situata vazhdon të jetë e kontrolluar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:    

     

BashkiaTë prekurTë shëruar
Tiranë309188
Shkodër10764
Krujë979
Durrës4238
Fier3729
Kurbin31 
Korçë1918
Elbasan1815
Kukës1810
Lezhë1414
Has1412
Kavajë98
Lushnje74
Vlorë54
Pukë54
Mirditë53
Rrogozhinë44
Tropojë44
Berat32
Mallakastër11
Mat1 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *