E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Sport

Juventus i përgjigjet Interit, por ka polemika për një prekje me dorë të De Ligt

TURIN, ITALY - NOVEMBER 02: Matthijs de Ligt (R) of Juventus celebrates victory with team mate Gonzalo Higua’n at the end of the Serie A match between Torino FC and Juventus at Stadio Olimpico di Torino on November 2, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Gara kokë më koke mes Juventus dhe Inter në kreun e kampionatit italian vijon edhe pas javës së 11.

Suksesit me përmbysje të Interit në fushën e Bolonjës falë dopietes së Lukakut, bardhezinjte i janë përgjigjur me një sukses të rëndësishëm në derbin e Torinos.

Një fitore minimale e vuajtur jo pak ajo e bardhezinjte, por jetike për të qëndruar në +1 ndaj Interit të Kontes.

Nga shumë I kritikuar në një hero, holandezi de Ligt autori I golit të suksesit të skuadrës së Sarrit. De Ligt që gjithsesi nuk hoqi dorë nga zakoni I prekjes së topave me dore në zonën e vet duke rrezikuar të ndeshkohej serish me penallti, ndonëse gjyqtari nuk vërshelleu, në një episod që prodhoi shumë polemika.

Reklamë

Pastaj De Ligt ishte sërish në qendër të vëmendjes me një rast të mirë në fund të pjesës së parë pro Sirigu tregoi të gjithë aftësitë e tij.

Pak emocione në pjesën ë parë ndërsa në të dytën Torino vuan më shumë dhe Ronaldo është më kërcënues. Sirugu ndal fillimisht portugezin dhe më pas edhe Higuan. Por e ka të pamundur ndaj de Ligt pas goditjes nga këndi në minutën e 70.

Torino nuk fitron prej 6 ndeshjesh radhazi në kampionat, ndërkohe që Juventusit i mjaftojnë pikët, ndonëse spektakli i Sarrit ende duhet të presë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë