Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se një tjetër infermier është shëruar këtë të mërkurë nga COVID-19.

Në një postim në “Facebook”, ministrja bën me dije se deri më tani kanë fituar betejën me koronavirusin 356 pacientë, 42 prej të cilëve janë anëtarë të stafit shëndetësor.

“Çdo mjek dhe infermier që e fiton betejën individuale me virusin e rrezikshëm është një lajm që më gëzon pa masë! Edhe 1 infermier është shëruar nga #COVID19, mes 11 të shëruarve të 24 orëve të fundit. Janë 42 personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 356 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *