E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protestuesit plaçkisin dhe djegin dyqanet në Kili

Edhe në Kili mijëra protestues janë përplasur ashpër me policinë mbrëmjen në qendër të kryeqytetit Santiago, jo shumë larg pallatit presidencial.

 

Tubimi ishte paralajmëruar se do të zhvillohej në mënyrë paqësore, por turma u përplas ashpër me forcat e sigurise. Dhjetra persona plaçkitën dyqane dhe u vunë zjarrin vitrinave në qendër të qytetit.

Në ditën e 10 të protestave bilanci i viktimave ka shkuar në 20, ndërsa më shumë se 7 mijë njerez janë arrestuar.

Reklamë

 

Presidenti i vendit Sebastjan Pinjera njoftoi riorganizimin e kabinetit, por një gjë e tillë duket se nuk i ka kenaqur protestuesit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë