E mërkurë, 4 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta dekoron me titullin e lartë ambasadoren e Kroacisë

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ambasadoren në largim të Republikës së Kroacisë, Sanja Bujas-Juraga.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit shprehet se ambasadorja kroate do të mbahet mend për mbështetjen dhe përkushtimin e dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

 

Reklamë

“Kënaqësi e veçantë të vlerësoja sot me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ambasadoren e nderuar të Republikës së Kroacisë, miken e veçantë të popullit shqiptar, Znj. Sanja Bujas-Juraga, diplomaten e shquar, e cila gjatë mandatit të saj në vendin tonë, spikati me kontributin e çmuar në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore e historike ndërmjet dy popujve tanë, tashmë të një partneriteti strategjik. Ne do t’i jemi përherë mirënjohës Kroacisë dhe Ambasadores Juraga për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të sinqertë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sanja dhe bashkëshorti i saj Prof. Dr. Ivan Juraga, do të mbahen mend gjithashtu edhe për mbështetjen e tyre të pakursyer dhënë në laboratorin e ri të Universitetit të Tiranës.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë