Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 405 infeksione të reja me COVID, ndërsa fatkeqësisht 5 persona nuk kanë mundur ta fitonin betejën me virusin.

Janë kryer 1740 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë, në këto bashki:

166 në Tiranë, nga 24 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 21 qytetarë në Elbasan, Berat, 15 në Fier, 14 në Kamëz, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Roskovec, Kurbin, nga 4 qytetarë në Krujë, Mat, Mallakastër, Dimal, nga 3 qytetarë në Këlcyrë, Përmet, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Belsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Pogradec, Memaliaj, Divjakë, Mirditë, Tropojë, Has, Kukës.

Janë 8036 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 60 vjeç, katër qytetarë nga Tirana të moshave 74-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,317 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 405

Të shëruar në 24 orë 539

Të shtruar në spitale 157

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1740

Testime totale 1,370,352

Raste pozitive 196,393

Raste të shëruara 185,317

Raste Aktive 8,036

Humbje jete 3,040

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4195

Fier 725

Gjirokastër 530

Berat 475

Shkodër 463

Durrës 415

Elbasan 365

Vlorë 314

Korçë 248

Lezhë 169

Dibër 73

Kukës 64

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *