Kronikë
400 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Këtë të hënë në vendin tonë u regjistrua numër i njëjtë viktimash si një ditë më parë. Edhe sot humbën jetën katër të moshuar, të gjithë me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në këtë mënyrë, numri total i viktimave shkon në 400. Nga 912 të dyshuar si të infektuar, 144 prej tyre u konfirmuan pozitivë. Gjithsej, në vend janë prekur nga virusi deri tani 14.410 qytetarë.
Reklamë
Në orët e fundit u shëruan 150 qytetarë, duke e çuar totalin në 8.825. Por shqetësuese mbetet situata në dy spitalet COVID. Atje janë të shtruar 214 pacientë, 19 prej tyre në terapi intensive dhe gjashtë në intubim.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




