Subscribe

Muzeu Historik Kombëtar feston 40-vjetorin e hapjes së tij. Ky institucion ka jo vetëm vlera kulturore, por edhe historike.

 

Dorian Koçi, drejtor i Muzeut, shprehet se duhet bërë më shumë për të lidhur muzeun shqiptar me ata fqinj.

 

DORIAN KOÇI

DREJTOR I MUZEUT KOMBETAR

“Këto 40 vjet Muzeu Historik Kombëtar në bazë të ligjit për trashëgiminë kulturore, të vitit 2017 zotëron përkatësinë kryesore në udhëheqjen e një procesi të rëndësishëm në ndërtimin e një rrjeti muzeor kombëtar në bashkëpunim të ngushtë me muzeumet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe do të bëjmë të mundur mbrojtjen, restaurimin,studimin e trashëgimisë tonë kulturore.”

 

Në një konferencë të organizuar për këtë përvjetor, ministri i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, kërkoi thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve, për të ruajtur identitetin kulturor.

 

HAJRULLA ÇEKU

MINISTER I KULTURES, KOSOVE

“Vlerat, pasuria kulturore artistike, trashëgimia, potenciali që kemi në dy shtetet tona flet mjaft për edhe për rëndësinë që duhet ti japim mbrojtjes dhe promovimit të identitetit kulturor e historik të bashkëpunimit të ndërsjellë mes nesh. Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në këto fusha është i pashmangshëm dhe duhet të thellohet më shumë.”

 

Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është më i madhi në Shqipëri.

 

Godina në këto vite është rikonstruktuar disa herë, ndërkohë që një tjetër restaurim i plotë është planifikuar në muajt që vijnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *