Policia Rrugore e Pogradecit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”.

Florant Palla, 40 vjeç u gjet i pajetë në rrugë. 40-vjeçari u aksidentua nga një automjet ndërsa drejtuesi i makinës u largua nga vendi i ngjarjes së bashku me automjetin e tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas hetimeve dhe kontrolleve intensive duke përdorur dron dhe dylbi, policia bëri të mundur identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij.

Gentjan Capo, 38 vjeç u arrestua, ndërsa makina e tij u sekuestrua.

“Në vijim të informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme,  ku në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”,  u gjet i pajetë  shtetasi F. P. 40 vjeç dhe paraprakisht u dyshua për aksident rrugor, grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë vijoi veprimet hetimore  për identifikimin e drejtuesit të mjetit, që shkaktoi aksidentin.

Pas një pune intensive të bërë nga Sektori i Policisë Rrugore, që nga mbrëmja e djeshme me këqyrje te kamerave qe ndodheshin ne aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi  të territorit  te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit dhe informacioneve të marra ne rruge operative, u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip “Volkswagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Gjithashtu  u  identifikua dhe  drejtuesi i automjetit  shtetasit G. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Komisariat shtetasin G. C., i cili u arrestua për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, njoftoi policia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *