E diel, 1 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

40 të proceduar për sulmet ndaj KZAZ-ve në Berat, mes tyre n/kryetarë bashkie e drejtora

40 shtetas janë proceduar në gjëndje të lirë nga policia e Beratit pas tentativave të tyre dhe militanteve të tjerë të PD dhe LSI për tu futur forcërisht në ambientet e KZAZ nr. 64 tek Pallati i Kulturës Berat dhe në ambientet e KZAZ nr. 66 tek Pallati Kulturës Skrapar.

Këta persona, kryesisht funksionare të lartë të bashkive Berat  dhe Skrapar apo edhe policie bashkie si dhe drejtues lokal të PD dhe LSI, kanë qënë protagonist në sulmin që I është bërë dy KZAZ-ve numër 64 dhe 66.

Konkretisht:

  • E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD)
    •B. B., 35 vjeç, banues në Berat (N/kryetar i Bashkisë Berat)
    •H. S., 50 vjeçe, banuese në Berat (N/kryetare e Bashkisë Berat)
    •M. K., 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarrjes së shërbimit publik)
    •K. Gj., 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat),
    •G. P., M. M., A. R., D. B., F. C., M. K., E. D., punonjës të Policisë Bashkiake Berat.
    •A. Z., A. G., J. M., A. Ç., A. I., punonjës të Policisë Bashkiake Skrapar.

Si dhe G. A., M. H., B. H., F. K., SH. M., K. E., E. Ç., M. V., R. Ç., S. Z., R. H., P. GJ., E. T., A. C., A. H., A. G., E. A., R. B., I. H., E. H., N. G., I. B., K. M., punonjës pranë këtyre Bashkive dhe mbështetës te PD-LSI.

Të gjithë këta shtetas akuzohen për veprat penale:  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Vazhdo të lexosh

Reklamë