Subscribe

Mozaiku i “Muzeut Historik Kombëtar” do të jetë i pari që do t’i nënshtrohet restaurimit, duke qenë se projekti tashmë është miratuar.

Në kuadër të programit “Europa për Kulturën” i financuar nga BE, edhe 5 site të tjera të trashëgimisë kulturore, të prekura nga tërmeti i 2019, janë pjesë e planit të rivitalizimit.

Projekti prej 40 milionë eurosh, do të përfshijë edhe Teatrin e Kukullave, aktiviteti i të cilit nuk do të ndërpritet gjatë periudhës së rikonstruksionit, por do të zhvendoset.

Të gjitha objektet e pe4rfshira ne projekt, duke përfshirë Muzeun Etnografik në Kavajë, Kullën Veneciane dhe Hamamin në Durrës, Urën e Kurcaj e Muzeun Etnografik në Krujë; do t’i nënshtrohen  ndërhyrjes në disa faza.

Punimet do të përqendrohen ne restaurimin dhe konservimin e strukturës, interpretimin, menaxhimin e trashëgimisë kulturore, planin e biznesit dhe menaxhimin e riskut ndaj katastrofave natyrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *