Subscribe

Provimi i Gjuhës se Huaj ishte i pari për maturantet e këtij viti. 40 mije gjimnaziste i janë nënshtruar testimit per nje nga katër gjuhet qe kane ne shkolle, Anglisht, Italisht, Frëngjisht dhe Gjermanisht. Provimi i pare i maturës shtetërore nisi ne 10:00 te paradites dhe zgjati 2 ore e gjysme. Pas përfundimit, maturantet ne varësi dhe te nivelit te tyre, treguan per shkallen e vështirësisë se testit. Testi kishte 25 pyetje, te ndara ne tre shkalle vështirësie, elementar, mestar dhe per nxënësit e mire. Gjuha e Huaj, ashtu si katër provimet e tjera, këtë vit certifikojnë përfundimin e shkollës se mesme. Ndërsa per te hyre ne shkolle te larte, detyrimisht duhen te merren provimet e maturës dhe nota mesatare e gjimnazit, te jete mbi 6. Ne 11 qershor, maturantet do t’i vështrohen provimit te gjuhës amtare, ne 17 është testi i Matematikes dhe ne 24 qershor dy provimet me zgjedhje. Ndërsa deri ne 20 korrik, te rinjtë duhet te jene regjistruar online ne portalin e Ministrisë se Arsimit ne 10 dege qe ata preferojnë te ndjekin studimet e larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *