Subscribe

Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, Voskopoja u pasurua me 40 mijë fidanë të rinj.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndërsa mori pjesë në pyllëzimin e 21 hektarëve sipërfaqe pyjore në zonën e Krushovës, vuri theksin tek kujdesi që i kemi borxh natyrës.

“Më vjen shumë mirë që ndërhyjmë te kjo pjesë. Bëhet fjalë për një territor i cili është djegur masivisht në 2008-ën. Kështu që kemi ardhur t’i kërkojmë ndjesë natyrës për fatkeqësinë, por nga ana tjetër edhe për t’i dhënë një dorë rigjenerimit natyror” tha Kumbaro.

Kumbaro e vlerësoi shumë të rëndësishëm në Vitin e Pyjeve, edhe partneritetin me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

“Kur flasim për planet e mbarështimit, na duhet të rishikojmë bashkë edhe metodologjinë, edhe pse me ministrin e Pushtetit Vendor po mendojmë që të ndërhyjmë me një plan kombëtar për t’i ndihmuar bashkitë në përgatitjen e planeve të mbarështimit. Me një plan mbarështimi më të mirë, bëhet edhe gjithë menaxhimi”, u shpreh Kumbaro.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua edhe një marrëveshje mes Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Fakultetit të Shkencave të Pyjeve të Univeristetit Bujqësor të Tiranës me fokus restaturimin e zonave të mbrojtura dhe monitorimin e faunës së egër./vizionplus.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *