Kirurgu i njohur shqiptar Ylli Ziçishti, u ul për katër vite rresht në Kuvendin e Shqipërisë, si deputet i Partisë Socialiste.
I pyetur nga moderatorja e “Quo Vadis” në Vizion Plus, Pranvera Borakaj, se kush e bindi t’i bashkohej skuadrës socialiste në zgjedhjet e 2013-ës, Doktor Ziçishti tha se ishte Gramoz Ruçi, i cili në atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm i PS.
Ai tha se pavarësisht fjalëve që thuhen për Ruçin, asnjë nga ato nuk është e vërtetë, pasi ai ka qenë një njeri që nuk i ka bërë keq askujt.
Ziçishti theksoi se pas bisedës me Ruçin, ky i fundit e dërgoi për të takuar Ramën, i cili e bëri pjesë të listës.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si arriti Edi Rama në 2013-ët tu binde që të hiqnin dorë nga profesioni dhe të futeshit në politikë?
Ziçishti: Në fund fare erdhi Gramoz Ruçi, unë isha në operacion.
Borakaj: E njihje Gramozin nga Tepelena?
Ziçishti: E njihja dhe kisha respekt. Lëre çfarë thonë, Gramozi nuk ka bërë kurrë keq për ne të persekurtuarit. E ka pamjen të rëndë por nuk është ashtu. Erdhi Gramozi dhe i thashë më bëj çfarë të duash ti.
Borakaj: Si ranë socialistët në emrin tuaj?
Ziçishti: Niko Peleshi, ai më thirri i pari. Ai kishte parë origjinën time, sepse në Devoll nuk kishin fituar asnjëherë këta. Më erdhi rëndë, nuk doja të shkoja, se ishte Ridvan Bode të thyente në mes.
Borakaj: Po si u binde?
Ziçishti: I thashë Gramozit më bëj çfarë të duash, pastaj më çoi te Edi Rama.
Borakaj: Ia vlejti ajo periudhë në politikë?
Ziçishti: Për mua jo.