E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

4 viktima nga koronavirusi në Greqi brenda një dite

Ka shkuar në 57 numri i viktimave në Greqi. Vetëm këtë të premte janë shënuar katër raste të reja. Viktima më e fundit është një 52-vjeçar që humbi jeten në Spitalin Atticon.

 

Po ashtu, ka humbur jetën edhe një grua 72-vjeçare, paciente në Eordaia Ptolemais. Në orët e para të mëgjesit, u raportua se viktima të Covid-19 ishin edhe 66-vjeçarja nga Mavrovouni dhe një pacient 78-vjeçar nga Echinos.

 

E moshuara po trajtohej në një spital në Selanik, për të cilën thuhet se ishte e intubuar, ndërsa vuante edhe nga probleme të tjera shëndetësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë