Vendi
4 viktima dhe mbi 370 raste të reja sot me COVID

Katër qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend. Pacientët që nuk arritën të fitonin dot betejën me COVID ishin nga Vlora, Përmeti dhe Tirana, të moshave nga 69 deri në 73 vjeç.
Ndërkohë, nga 3279 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 376 qytetarë.
Reklamë
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 141 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Nga ana tjetër, orët e fundit janë shëruar 193 qytetarë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




