E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

4 viktima dhe 102 raste të reja me COVID këtë të shtunë

4 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 102 raste të reja pozitive me koronavirus, nga 501 testime të kryera.

Personat që ndërruan jetë ishin një 43-vjeçare nga Kamza pa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 60-vjeçar nga Shkodra, një 64-vjeçare nga Durrësi dhe 61-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në të dy spitalet janë 110 pacientë të shtruar, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.”

Reklamë

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:


Tiranë 774
Durrës 207
Shkodër 193
Vlorë 102
Lezhë 85
Kukës 50
Korçë 53
Berat 38
Elbasan 46
Fier 38
Gjirokastër 21
Dibër 24

Vazhdo të lexosh

Reklamë