E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

4 të moshuar luajnë domino/ Balla: U desh të dërgojmë policinë, është kohë lufte

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të treguar kujdes dhe për të mos u treguar indiferentë ndaj masave që duhen zbatuar për të parandalur përhapjen e koronavirusit, shumë qytetarë zgjedhin të mos i respektojnë masat e vendosura nga qeveria ditët e fundit.

 

Reklamë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar foton e katër të moshuarve, teksa luajnë domino në Elbasan.

 

Numri dy i PS-së shkruan se nevojitej ndërhyrja e policë bashkiake që të ndërpresin “grumbullimet e dominove në Elbasan”. Ai shton se nuk është koha e duhur për t’u argëtuar.

 

“Na u desh të dërgojmë policinë bashkiake të ndërpresim grumbullimet e dominove në elbasan. Kjo nuk është kohë argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte dhe kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë! frikë aspak, kujdes po! Madje shumë fare!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë