Subscribe

Vetem 4 raste te reja me koronavirus jane shenuar ne 24 oret fundit, te gjitha ne Tirane. Ne komunikimin e perditshem Eugena Tomini, përgjegjësja e Departamentit të Inteligjencës Epidemiologjike në Institutin e Shendetit Publik, theksoi se jane kryer 60 testime te reja tek personat e dyshuar se ishin prekur nga covid-19, por vetem 4 kane rezultuar pozitive.

 

EUGENA TOMINI

PERGJEGJESE E DEPARTAMENTIT TE INTELIGJENCES EPIDEMIOLOGJIKE

Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT. Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste

Situata e qytetareve te prekur nga koronavirus paraqitet e stabilizuar, dhe vetem 3 paciente jane ne terapi intensive.

 

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani  dhe Rrogozhina).Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ministria e Shendetesise ka shpjeguar edhe situaten me nje prej pacienteve te pare te prekur nga koronavirusi.

 

“Eshtë kryer ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero, i cili ka rezultuar negative. Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient.”

E ndersa mjeket jane duke vijuar testimin ne perpjekje per te nderprere zinxhirin e infektimit, apeli I tyre per qytetaret eshte te veteizolohen pasi eshte menyra me e mire per te perballuar situaten e veshtire te krijuar per shkak te koronavirusit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *