E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

4 policë në spital pas përplasjeve tek Unaza e Re/VIDEO

Katër efektivë policie kanë mbetur të plagosur pas përplasjeve të dhunshme me protestuesit që ishin mbledhur tek Unaza e re paraditën e kësaj të martë për ti bllokuar rrugën kryeministrit Rama I cili kishte një aktivitet në atë zonë.

Policia sqaron nëpërmjet një njoftimi se 3 efektive nga forcat “Shqiponja” dhe 1 nga FNSH u goditen me sende të forta duke u plagosur gjatë një tubimi të paligjshëm në aksin kryesor rrugor në zonën e Unazës së Re.

Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të tjerë.

Reklamë

Policia e Shtetit bën të ditur se nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të përballur me drejtësinë, autorët e sulmit mbi forcat e rendit.

Në krahun tjetër duhet thene që ka pasur të lënduar edhe nga radhët e qytetareve protestues të cilat gjithashtu janë dërguar për mjekim në spital me ambulancë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë