Pas tre muajsh, Policia e Vlorës shpalli në kërkim autorin e dyshuar të atentatit që iu bë Edison Begajt, ngjarje e ndodhur në datën 29 maj në fshatin Kaninë.

 

Efektivët po kërkojnë 36-vjeçarin Mitri Prifti, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

“Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur”, njoftoi policia.

 

Mbrëmjen e 29 majit, një person i veshur me uniformë policie i zuri pritë, teksa ai po udhëtonte me makinë më fëmijët e tij. Sapo zbriti nga mjeti, ai u qëllua  me katër plumba.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *