E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

4 pacientë humbin jetën nga COVID gjatë 24 orëve të fundit

Katër të moshuarit që ndërruan jetë gjatë 24 orëve si pasojë e koronavirusit ishin me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në spitalin Infektiv humbën jetën një 67-vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora, ndërsa në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75-vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80-vjeçar nga Tirana.

Ndërkohë, në dy spitalet COVID po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

Nga 482 testime të kryera orët e fundit, u identifikuan 119 raste pozitive me koronavirus, ndërsa janë shëruar 45 qytetarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë