E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE 4 muaj afat Kosovës për “komunat serbe”

Bashkimi evropian ka mirëpritur njoftimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për dhënien e mandatit ekipit menaxhues për hartimin e statutit te asociacionit  te komunave me shumice serbe ne Kosovë.

 

BE ne faqen e saj zyrtare bën te ditur se procesi i hartimit te statutit ka filluar dhe do te behet brenda një afati kohor prej katër muajsh.

 

BE gjithashtu thekson se do te ftoje kryenegociatoret nga Beogradi dhe Prishtina, ekipet e tyre, ekipin drejtues dhe ekspertet teknike për diskutime ne Bruksel, për t’u angazhuar ne mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim ne procesin e hartimit te statutit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë